Aktualitet

‘Foltorja për PD’/ Berisha: Takimi i radhës me demokratët në qytetin e Kuçovës

24 Nëntor 2021, 10:14 Nga DOSJA
‘Foltorja për PD’/ Berisha: Takimi i radhës me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë ditën e nesërme në qytetin e Kuçovës, aty ku do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ish-lideri i PD-së, njofton se takimi do të zhvillohet në ambientet e kinemasë së qytetit, aty ku pret demokratët e qytetit.

NJOFTIMI:

“Neser diten e enjte me daten 25 nentor ne ora 17:00 ne Kinemane e qytetit Kuçove do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Kuçoves te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll