Aktualitet

U plagos në Orikum, ZBULOHET emri i 37-vjeçarit, i riu ishte i njohur për Policinë

24 Nëntor 2021, 09:37 Nga DOSJA
U plagos në Orikum, ZBULOHET emri i 37-vjeçarit, i riu ishte i

VLORË– I riu i plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë është Ermal Sherifi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 37-vjeçari, i plagosur dje në Orikum, është një person i njohur për blutë e vendit. Ai akuzohet për plagosjen e Dean Kapaj, e ndodhur më 8 prill të vitit të shkuar, e për këtë aryse ishte lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Masë sigurie që duket se e ka thyer duke dalë jashtë perimetrit të caktuar nga Gjykata.

Në lidhje me konfliktin e djeshëm, pista kryesore e hetimit është pikërisht kjo ngjarje ku mbeti i plagosur Dean Kapaj, por nuk përjashtohet mundësia që 37-vjeçari të ketë konflikte të tjera, pasi njihet si një person problematik. Edhe më herët, më konkretisht në vitin 2008, ai ka qenë i përfshirë në plagosje me thikë, gjithashtu e ndodhur në Vlorë, me tre persona të tjerë.

Ndërkohë që dje Sherifi u godit me tytën e pistoletës, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Deri më tani raportohet se i plagosuri është marrë në pyetje dhe pritet që nga dëshmia e tij të zbardhen detaje mbi sherrin e ndodhur ku u përdorën dhe armët e zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ermal sherifi plagosje ne orikum ermal sherifi plagosje ne orikum

Sondazh

Poll