Aktualitet

‘Kanosje për pasuri”,  si u gjurmua takimi i gruas me shqiptarin e kërkuar në Itali, detaje të reja

18 Qershor 2019, 10:55 Nga DOSJA
‘Kanosje për pasuri”,  si u gjurmua takimi i gruas me

ITALI- Detaje te reja janë zbuluar pas arrestimit te 52-vjeçarit shqiptar ditën e djeshme, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe dënuar me 5 vjet burg.

Policia njoftoi se Bilbil Elezaj ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi autoritetet gjyqësore në Bolonja të Italisë, me vendimin nr. SIEP 815/2018, datë 25.10.2018, e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian. Bilbil Elezaj, në janar të vitit 2015 u zbulua pas operacionit më të madh antimafioz të regjistruar ndonjëherë në Emilia Romagna të Italisë.

Proces i quajtur “Aemilia” pati të pandehur 218 persona, mes tyre edhe shqiptarin Elezaj. Ai u shpall fajtor në Gjykatën e Shkallës së Parë për veprën penale të zhvatjes së shumëfishtë dhe u kërkua të dënohej me 9 vite burg, por si përfundim u dënua me vetëm 5 vite burg.

Sipas raportimit të medieve italiane, ai ishte shoferi i besuar i shoqërisë ku punonte dhe merrej direkt me kanosje dhe mbledhjen e parave.

Karabinierët, mbanin nën vëzhgim gruan e 52-vjeçarit, në Itali, ku zbuluan për udhëtimet e pazakonshme nga Italia në Shqipëri të saj. Gjithashtu policia ka zbuluar edhe dy banesa ne Tiranë, ku takohej cifti

Ndërsa, ditën e djeshme pasi u takuan, policia i ndoqi dhe i ndaloi pranë aeroportit, në momentin kur gruaja do të kthehej sërish në Itali.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali bilbil elezaj arrestohet shqiptari ne itali bilbil elezaj

Sondazh

Poll