Aktualitet

Dosja Hajdari/ U dënua me 25 vite burg për vrasjen e liderit historik të PD, Izet Haxhia kërkon lirinë

18 Qershor 2019, 10:28 Nga DOSJA
Dosja Hajdari/ U dënua me 25 vite burg për vrasjen e liderit historik

TIRANË- Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në seancën e parë të procesit të rigjykimit.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për një prej të akuzuarve për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, duke kërkuar masë më të butë.

Sipas avokatit, Haxhiaj ka kryer 13 vite paraburgim që nga koha kur është arrestuar në Turqi, të cilat konvertohen në 20 vite burgim.

Seanca e sotme, është shtyrë për në datën 5 korrik me kërkesë të prokurorit Dritan Nushi për t’u njohur me aktet e dosjes ‘Hajdari’. 

Gjithashtu gjatë seancës së sotme, munguan edhe familjarët e liderit historik të PD-së. Gjykata tha se nuk dihet nëse familjarët kanë marrë dijeni apo jo për zhvillimin e kësaj seance. 

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari idajet beqiri izet haxhia dosja hajdari idajet beqiri izet haxhia

Sondazh

Poll