Politike

Sondazhi/ Berisha apo Basha, sa i besueshëm është kryeministri Rama?

23 Nëntor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Sondazhi/ Berisha apo Basha, sa i besueshëm është kryeministri

TIRANË- Sot Radiotelevizionin Ora dhe Antonio Noto kthehet me sondazhin për krizën brenda Partisë Demokratike në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme. Sondazhi mat jo vetëm situatën brenda PD-së por dhe si e ka nisur qeverisjen e mandatit të tretë kryeministri Edi Rama.

Kampioni i sondazhit është 1 mijë. 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së.

Marzhi i gabimit është 3.5 – 4%.

A është PD parti në krizë? 77.8% e qytetarëve dhe 87.3% e demokratëve mendojnë që “PO”

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora, rezulton PD është një parti në krizë sipas 80.1% e socialistëve, 87.3% e demokratëve dhe 91.6% e LSI-tave.

Pyetja: Sa besim keni te zoti Berisha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 14% e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se kanë shumë besim te zoti Berisha, ndërkohë 63% nuk kanë aspak besim.

8.3% e të anketuarve kanë pak besim, ndërsa 13.9% kanë mjaftueshëm besim.

Pyetja: Sa besim keni tek Lulzim Basha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Në bazë të gjetjeve të sondazhit, besim te Basha që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë, e kanë vlerësuar me “shumë ose mjaftueshëm” 78.3% e qytetarëve.

Ndërkohë, rezulton se 55.6% e demokratëve nuk e kanë këtë besim te kryedemokrati Basha dhe po ashtu, edhe 68% e socialistëve.

67% e votuesve të PD-së dhe 78.3% e shqiptarëve nuk kanë besim te Basha

Pyetja: Sa besim keni tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 52 % e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim, ndërkohë 20.7% kanë shumë besim. Interesante janë zgjedhësit e LSI nga të cilët 41.5% kanë votuar se kanë aspak besim, ndërsa 58% kanë Pak. Vetëm 3.7% e votuesve socialistë nuk kanë fare besim

Sondazhi i RTV Ora & Noto: 52% e shqiptarëve nuk kanë aspak besim te Edi Rama, 98 % e tyre demokratë

Si e komenton Antoni Noto?

Antonio Noto: Rama në këtë moment merr një numër më të madh besimi në krahasim me Bashën e Berishën. Kjo sigurisht nuk është çështje vote, pasi pyetja nuk është kë voton. Por nëse zgjedhësi ka besim. Nuk është një pyetje mbi votën, por tregues që tregon forcën politike që ka një lider në Shqipëri.

A e ka Rama të lartë besueshmërinë apo e kanë votuar socialistët?

Antonio Noto: Ka një nivel besueshmërie mesatar. Nëse e krahasojmë këto të dhëna me liderë të tjerë europianë, Draghi, kryeministri Italian ka një lloj besueshmërie 56% . Macron ka 48%. 36 % i Ramës është nivel mesatar por jo i lartë. Por nëse shohim si është ndarë besimi mbi Ramën tek elektorati, shohim që është përqëndruar tek zgjedhësit e PS-së, 86 %, ndërsa tek zgjedhësit e partive të tjera është më i ulët dhe ndërmjet zgjedhësve që nuk kanë votuar është e ulët.

Pyetja: Cili është politikani më i njohur, Rama, Basha apo Berisha?

Pyetja e parë e sondazhit ka të bëjë me njohjen e liderave partiakë, nëse publiku i ka dëgjuar apo i kanë hasur në gazeta e televizion.

Në total Rama njihet në 99.5% nga të gjithë votuesit e partive politike, Basha në nivelin e 99.5%, ndërsa Berisha në 99.4%.

Në studion e “Ora e Betit” Noto tregoi detaje të metodologjisë dhe kampionit të sondazhit.

Intervistimi është bërë përmes telefonit fiks ose celular. 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha sondazhi edi rama lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll