Aktualitet

2 orë në flakë, shkrumbohet banesa në Elbasan, helikopter dhe vinç, momentet emocionuese kur shpëtohet 7-vjeçarja (VD)

18 Qershor 2019, 09:18 Nga DOSJA
2 orë në flakë, shkrumbohet banesa në Elbasan, helikopter

Elbasan- Prej më shumë se dy orë një apartament në katin e 10-të në Elbasan u  përfshi nga flakët.  Dosja.al mësoi se banesa ndodhej pranë shkollës “Dhaskal Todri” dhe zjarri e shkrumboi të gjithë atë. Fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm persona që patën probleme me frymëmarrjen.Mësohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike.

Për të shpëtuar banorët u desh ndërhyrja një helikopter të kërkim shpëtimit të Forcës Ajrore dhe një viçi, të cilat shpëtuan nga flakët dhe tymi një 7-vjeçare cila kishte mbetur e izoluar brenda banesës së saj. Kjo e fundit priste në ballkon që të evakuohej teksa tymi  dhe flakët kishin mbuluar gjithçka. Po kështu edhe dy zjarrfikës gjatë aksionit u dehidratuan por tashmë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Për më shumë se dy orë të gjithë banorët e lagjes ishin në panik pasi tymi dhe flakët ishin në përmasa të mëdha, aq sa u evakuuan edhe banorët e pallateve përreth.

Ashtu siç shihet në pamjet e e siguruara nga Dosja.al  dhjetëra njerëz u mblodhën poshtë pallatit dhe prisnin në ankth shkuarjen e flakëve.  Vetë zjarrfikësit deklaruan se ky i sotmi ishte një aksion i vështirë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet momente ankthi në elbasan shpëtohet 7-vjeçarja nga flakët zjarr në banesën në elbasan momente ankthi në elbasan shpëtohet 7-vjeçarja nga flakët zjarr në banesën në elbasan

Sondazh

Poll