Sport

Mbyllet faza e parë e Superiores, me shumë barazime dhe rekord golash të shënuar…

23 Nëntor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Mbyllet faza e parë e Superiores, me shumë barazime dhe rekord golash

TIRANE Ndeshja e mbrëmjes së djeshme në “Loro Boriçi” të Shkodrës mes Kukësit dhe Tiranës i dha fund fazës së parë të Abissnes Superiores, e cila ka regjistruar një sërë rekordesh.

Humbja e Tiranës prishi kolonën e vetme që një skuadër e kësaj kategorie kishte me zero, pasi verilindorët i shkaktuan humbjen e parë bardhebluve, që gjithsesi me 3 pikë avantazh mbyllën këtë fazë të parë.

Në 45 ndeshjet e luajtura deri më tani, Superiorja karakterizohet nga barazimet, pasi 18 ndeshje kanë përfunduar në barazim, 15 i kanë fituar skuadrat vendase dhe 12 skuadrat udhëtuese. Pavarësisht se barazimet janë kryefjala e kampionatit tonë në Abissnet Superiore, mesatatja e golave është më e larta që nga koha kur kjo kategori ka vendosur të jetë me 10 skuadra dhe me një skemë me 4 faza.

116 gola në 45 ndeshjet luajtura nuk ishin shënuar ndonjëherë. Ndërkohë që vlen për t’u përmendur se në këtë sezon për herë të parë në futbollin tonë është përdorur sistemi i video-asistentit të gjyqtarit, apo i quajtur ndryshe sistemi VAR.

Ky sistem ka ndërhyrë në 23 raste, duke korrigjuar vendimet e marra nga gjyqtarët, ndërkohë që siç dihet, sistemi VAR ndërhyn vetëm në rastet e rëndësishme, që do të thotë se ndërhyrjet kanë qenë për të akorduar apo anulluar penallti, gola apo kartona të kuq.

Edhe pse një shifër e lartë që sjell ndërmend gabimet e gjyqtarëve, kjo ndërhyrje ka bërë të mundur që ndeshjet Abissnet Superiores të jenë më të drejta për skuadrat dhe të pa ndikuara nga gjyqtarët.

Java e 10-të, që përkon dhe me fillimin e fazës së dytë, do të startojë ditën e premte me ndeshjen Partizani-Teuta, për t’i lënë radhën ditën e shtunë ndeshjes Skëndërbeu-Tirana dhe Vllazna-Laçi, ndërkohë që ditën e diel, luhet Dinamo-Kastrioti dhe Kukësi-Egnatia.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 12 skuadrat udhëtuese bashkia e kukësit drejtuesja e klubit tirana fazës së parë të abissnes superiores futbollistët e kukësit në festë humbja e tiranës ndeshja kukesi-tirana në "loro boriçi" sistemi i video-asistentit të gjyqtarit sistemi var 12 skuadrat udhëtuese bashkia e kukësit drejtuesja e klubit tirana fazës së parë të abissnes superiores futbollistët e kukësit në festë humbja e tiranës ndeshja kukesi-tirana në "loro boriçi" sistemi i video-asistentit të gjyqtarit sistemi var

Sondazh

Poll