Sport

Ndalet edhe kapiteni Insigne, nuk udhëton me shokët drejt Moskës…

23 Nëntor 2021, 17:12 Nga DOSJA
Ndalet edhe kapiteni Insigne, nuk udhëton me shokët drejt

ITALI – Mallkimi te Napoli vazhdon. Pas dëmtimeve të Osimhen dhe të Anguissa në ndeshjen e kampionatit kundër Interit, humbja e parë sezonale në Serie A, Luciano Spalletti duhet të përballet edhe me dëmtimin e Lorenzo Insignes.

Kapiteni nuk do të niset për udhëtimin drejt Rusisë për ndeshjen ndaj Spartak Moskës për Europa League, të planifikuar për të mërkurën, në orën 16:30. Shkak, një problem në gjurin e djathtë.

Në shënimin e klubit të Napolit thuhet: “Insigne ka kryer terapi dhe është diferencuar në palestër, por nuk do të marrë pjesë në udhëtimin për në Moskë, për shkak të një tendinopatie të mbingarkuar në gjurin e tij të djathtë. Gjithashtu edhe Anguissa ka kryer terapi të personalizuar në terren.”  

Prandaj, lista e atyre që nuk janë të disponueshëm për Napolin po bëhet e gjatë. Pas ndeshjes së Europa League në Rusi, napoletanët të dielën në orën 20:45, do të përballen në “Diego Armando Maradona” me Lazion e Maurizio Sarri.

Një sfidë, që Spalletti do të detyrohet ta përballohë pa shumë lojtarë të rëndësishëm. Përveç mungesave të sigurta të Osimhen dhe Anguissa, në fakt, prania e Insigne mbetet në dyshim të fortë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport amir rrahmani i napolit immobile-insigne lorenzo insignes mallkimi te napoli mesazhi i lorenzo insignes në “diego armando maradona” për europa league për në moskë spartak moskës amir rrahmani i napolit immobile-insigne lorenzo insignes mallkimi te napoli mesazhi i lorenzo insignes në “diego armando maradona” për europa league për në moskë spartak moskës

Sondazh

Poll