Sport

Miqësia me Fidel Kastron, Maradona akuzohet se përdhunoi një kubaneze 16-vjeçare…

23 Nëntor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Miqësia me Fidel Kastron, Maradona akuzohet se përdhunoi një

ARGJENTINE – Mavys Alvarez, një grua kubaneze, e cila ka qenë në një lidhje me futbollistin e ndjerë, Diego Maradona para dy dekadave, pretendon se ish-lojtari argjentinas e kishte përdhunuar kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe se ai ‘i kishte vjedhur fëmijërinë’.

Alvarez, tani 37-vjeçe dha një dëshmi para gjykatës së Ministrisë së Drejtësisë në Argjentinë, e cila po heton pretendimet e saj, në lidhje me ngjarjet, kur ajo ishte në moshën e adoleshencës.

Ajo tha, se herën e parë që u takua me Maradonën, ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte rreth 40 vjeç, ndërsa po kalonte trajtimin e varësisë nga droga në kryeqytetin kuban, Havana, pas tërheqjes së tij nga futbolli.

Alvarez i tha gjykatës, se Maradona dyshohet se e përdhunoi atë në klinikën e rehabilitimit, ku po trajtohej, ndërsa nëna e saj ishte vetëm disa metra larg në dhomën ngjitur.

“Më mbuloi gojën, më përdhunoi, nuk dua të mendoj shumë për këtë,- tha Alvarez. – Më humbi vajzëria, ma vodhën të gjithë pafajësinë. Është e vështirë. Nga ai çast nuk i përjeton më gjërat e pafajshme që një vajzë e asaj moshe i përjeton”,- shtoi ajo.

Alvarez tani pohon, se gjatë “4-5 viteve” që ata ishin së bashku, Maradona ishte fizikisht dhe seksualisht abuzues gjatë gjithë kohës. Ajo gjithashtu vazhdoi të shpjegoi, se e vetmja arsye që familja e saj i lejoi ata të qëndronin në një marrëdhënie intime, ishte për shkak të miqësisë së Maradonës me ish-presidentin kuban, Fidel Castro.

“Familja ime nuk do ta kishte pranuar kurrë, nëse qeveria kubane nuk do të ishte përfshirë”,– ka deklaruar Alvarez Por ndërsa pretendimet e saj janë qartësisht shumë serioze, duket se Alvarez nuk ka asnjë interes për të nisur procedura të mëtejshme ligjore, pas paraqitjes së saj në Ministrinë e Drejtësisë së Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ishte rreth 40 vjeç diego maradona para dy dekadave mavys alvarez më humbi vajzëria ministrinë e drejtësisë së argjentinës një grua kubaneze një lidhje me futbollistin e ndjerë ai ishte rreth 40 vjeç diego maradona para dy dekadave mavys alvarez më humbi vajzëria ministrinë e drejtësisë së argjentinës një grua kubaneze një lidhje me futbollistin e ndjerë

Sondazh

Poll