Sport

Ish-kapiteni i Romës, në stafin e Mancinit, do të ndihmojë në futbollin e të rinjve

23 Nëntor 2021, 16:14 Nga DOSJA

ITALI – Rruga “azzurre” e Daniele De Rossit vazhdon. FIGC e njoftoi këtë me një shënim në mediat sociale dhe në faqen e saj zyrtare: “Daniele De Rossi kthehet në Club Italia. Pas përvojës së tij në stafin e ekipit kombëtar A dhe përfundimit të kursit të UEFA A në Coverciano, kampioni i botës më 2006 rifillon një bashkëpunim teknik me ekipet italiane të të rinjve”.

Eshtë ky një pozicion, që ai do ta mbulojë gjithashtu së bashku me Andrea Barzagli, ku ata do të punojnë me futbollistët e ekipeve përfaqësuese “azzurre”, nga mosha nën 20 në 15 vjeç, për të ndihmuar zhvillimin e të rinjve dhe për të ofruar përvojën e tyre shumë të rëndësishme në rrugët e rritjes së tyre.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport daniele de rossit vazhdon de rossi në mediat sociale së bashku me andrea barzagli të kursit të uefa a në coverciano zhvillimin e të rinjve daniele de rossit vazhdon de rossi në mediat sociale së bashku me andrea barzagli të kursit të uefa a në coverciano zhvillimin e të rinjve

Sondazh

Poll