Sport

“Mbreti i vërtetë i Milanos”! Fotoja me Eto’o, Materazzi “kunj” nga Katari Ibrës

23 Nëntor 2021, 13:31 Nga DOSJA
“Mbreti i vërtetë i Milanos”! Fotoja me Eto’o,

ITALI-Marco Materazzi vazhdon të godasë me “pambuk” Zlatan Ibrahimovic! Të dielën, ish-mbrojtësi i Interit mori pjesë në GP të Katarit dhe takoi shumë miq dhe kolegë të vjetër në Doha, si Ronaldinho, Cafù dhe Beckham. Mes fotove të publikuara në rrjetet sociale, ish-mbrojtësi i Interit ishte edhe në shoqërinë e Samuel Eto’o-s i cili është vlerësuar gjithmonë nga tifozët e Interit. Në veçanti, ishte mbishkrimi i zgjedhur që shkaktoi shumë diskutime.

“Mbreti LUAN po më shpjegonte se kush është…Mbreti i vërtetë i MILANOS”, ishte postimi i Materazzit në Instagram, duke postuar një foto me ish-shokun e tij të skuadrës Samuel Eto’o. Nëse mesazhi nuk është i qartë, ka edhe dy zemra të mëdha, një e zezë dhe një blu.

 

 

 

A post shared by Marco Materazzi (@marcomaterazzi)

Shumë kanë lexuar në të një “thumbim” ndaj ish-rivalit Zlatan Ibrahimovic, me të cilin – pasi kishte veshur të njëjtën fanellë për tre sezone – ai është përplasur disa herë në të kaluarën. Si do ta marrë goditjen personi në fjalë? Kjo mbetet për tu parë…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eto'o ibrahimovic inter materazzi eto'o ibrahimovic inter materazzi

Sondazh

Poll