Aktualitet

Humb kontrollin e motorit nga ataku kardiak, ndërron jetën 71-vjeçari në Shkodër

23 Nëntor 2021, 16:53 Nga DOSJA
Humb kontrollin e motorit nga ataku kardiak, ndërron jetën

SHKODËR- Një i moshuar 71 vjeç ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se 71-vjeçari me iniciale Sh.S ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Dyshimet e para për aksidentin, janë se i moshuari ka pësuar atak kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ informacion paraprak Më datë 23.11.2021, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik, një motomjet ka humbur kontrollin, për pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. S., 71 vjeç ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder humb jeten 71-vjecari shkoder aksident ne shkoder humb jeten 71-vjecari shkoder

Sondazh

Poll