Aktualitet

300 euro për person, kapet 47-vjeçari me 5 emigrantë në Gjirokastër

23 Nëntor 2021, 15:55 Nga DOSJA
300 euro për person, kapet 47-vjeçari me 5 emigrantë në

GJIROKASTËR– Një 47-vjeçari i identifikuar si Ardian Stojani është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të paligjshëm emigrantësh. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ai u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm në Gjirokastër. Gjatë operacionit “Muzgu” u sekuestruan një automjet, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, duke transportuar me një automjet “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll