Aktualitet

VD- Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës, verifikon firmat e delegatëve

23 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA
VD- Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës, verifikon firmat e

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shkuar sot që të verifikojë firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit.

Në orën 15:00 ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, në prani të kamerave, deputeti demokrat Shehaj shkoi në firmën e kryetarit të Këshillit, Edi Paloka. Pasi numëroi fletat dhe firmëtarët për degët ku edhe është drejtues politik, në degën nr.5 dhe 7 në Tiranë, Shehaj telefonoi disa prej anëtarëve të PD-së.

Të gjithëve pasi iu prezantua, i pyeti nëse kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa për asnjë moment nuk mori përgjigje negative nga të telefonarit.

Firmat që ndodhen në zyrën e Palokës, të cilat sipas Berishës janë thuajse 5000, janë mbledhur për të thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm më 11 dhjetor. Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha si kundërpërgjigje me vendim Kryesise të PD-së, vendosi mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor.

SHIKO EDHE: 

Agron Shehaj konfirmoi firmat/ Dega e PD del me deklaratë: Ai as që e njeh bazën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron shehaj aksioni i berishes sali berisha agron shehaj aksioni i berishes sali berisha

Sondazh

Poll