Aktualitet

Hiqet çadra e vaksinimit nga sheshi, vendoset pranë qendrave shëndetësore

23 Nëntor 2021, 16:07 Nga DOSJA
Hiqet çadra e vaksinimit nga sheshi, vendoset pranë qendrave

TIRANË– Çadra e vendosur prej muajsh në sheshin ‘Skënderbej” do të hiqet më 25 nëntor. Lajmin e ka bërë vetë me dije Ministria e Shëndetësisë. Në një njoftim zyrtar shkruhet se çadra e vaksinimit do të transferohet pranë qendrave shëndetësore. Ajo pranë stadiumit ‘Air Albania’ do të jetë e disponueshme për vaksinim gjithashtu.

“Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID. Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes,”- njofton Ministria e Shëndetësisë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cadra e vaksinimit sheshi skenderbej cadra e vaksinimit sheshi skenderbej

Sondazh

Poll