Aktualitet

Nga njohja me Azem Hajdarin tek Sali Berisha, Izet Haxhia jep shpjegime në Gjykatë

23 Nëntor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Nga njohja me Azem Hajdarin tek Sali Berisha, Izet Haxhia jep shpjegime në

TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka dhënë sot shpjegime në Gjykatën e Tiranës. Gjatë seancës së sotme, Haxhia ka dhënë shpjegime lidhur me njohjen dhe marrëdhëniet që ka pasur me dy nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Haxhia ka treguar sesi është njohur me Azem Hajdarin dhe marrëdhëniet e tij me Sali Berishën.

Mësohet se ai ka përfunduar shpjegimet deri në vitin 1997 dhe do rifillojë seancën e radhës të enjten të vazhduar pjesën tjetër të shpjegimit. Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor. Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari gjyqi per izet haxhine izet haxhia sali berisha azem hajdari gjyqi per izet haxhine izet haxhia sali berisha

Sondazh

Poll