Aktualitet

Vrasja e Lamajt e Saliut, Gjykata zgjat me 2 muaj e 15 ditë hetimet

23 Nëntor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Vrasja e Lamajt e Saliut, Gjykata zgjat me 2 muaj e 15 ditë hetimet

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë me 2 muaj e 15 ditë afatin e hetimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Dosja e këtyre vrasjeve në fjalë u rihap 15 vite më vonë bazuar në dëshminë e të penduarit Luftar Reçi. 

Tashmë të akuzuarit, Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi vetë, do të hetohen edhe për dy muaj e gjysmë të tjerë. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian saliu vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames klodian saliu vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll