Aktualitet

Bardhi: PD nuk ka shpërndarë asnjë formular për Kuvendin, kemi metodat tona

23 Nëntor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Bardhi: PD nuk ka shpërndarë asnjë formular për Kuvendin,

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka mohuar që të ketë shpërndarë një formular për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më datë 18 dhjetor. Një ditë pasi në media qarkulloi një formular që duhej plotësuar nga demokratët për thirrjen e Kuvendit, gjë e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha, Bardhi mohoi të kishin autorizuar diçka të tillë. Ai tha se ka ngritur një grup pune për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit dhe ka ngarkuar secilën degë të partisë për të kryer njoftimet e anëtarëve të Kuvendit siç është bërë në çdo Kuvend të Partisë Demokratike. Secila degë zgjedh formën e vet të mënyrës së njoftimit, nëse do ta bëjë atë me telefon, me SMS, me shkrim, me takim dhe mbajtje të procesverbalit për takimin ballë për ballë.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetja: Zoti Bardhi, një ditë më parë Partia Demokratike ka nisur plotësimin e disa formularëve për delegatët e Kuvendit Kombëtar. Ka qenë një vendim i kryesisë së  Partisë Demokratike, pse ishte e nevojshme që delegatët e Kuvendit Kombëtar të plotësojnë këtë formular?

Gazment Bardhi: Në zbatim të vendimit të kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm ka ngritur një grup pune për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, ora 11 në Pallatin e Kongreseve dhe ka ngarkuar secilën degë të partisë për të kryer njoftimet e anëtarëve të Kuvendit siç është bërë në çdo Kuvend të Partisë Demokratike. Secila degë zgjedh formën e vet të mënyrës së njoftimit, nëse do ta bëjë atë me telefon, me SMS, me shkrim, me takim dhe mbajtje të procesverbalit për takimin ballë për ballë. Pra, është një mënyrë që secila degë e zgjedh vet për njoftimin e anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka një formular të shpërndarë po themi zyrtarisht apo të miratuar nga Partia Demokratike, apo nga Sekretari i Përgjithshëm. Sigurisht që ka dhe do të ketë gjithmonë forma të njoftimit që ndjek secila degë në mënyrën dhe formën e vet. E kam parë këtë që ju thoni në media, ose në rrjetet sociale. Dua të konfirmojë që secili prej anëtarëve të Kuvendit Kombëtar ka të drejtën sipas statutit dhe rregullave të mbledhjes së Kuvendit, që të marrë me shkrim materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Dhe ajo është një procedurë normale njoftimi që degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë janë duke ndjekur dhe kanë përgjegjësi statutore për ta ndjekur.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?
Historia fillon ne 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Që prej vendimit të kreut të PD-së, ish-kryeministri Berisha ka mbledhur 5000 firmë për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor. Basha i është kundërpërgjigjur me një Kuvend më 18 dhjetor, ndërsa paralajmëron se kush nuk e zbaton urdhërin dhe shkon në Kuvendin e 11 dhjetorit, do të përjashtohet nga PD-ka.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha

Sondazh

Poll