Aktualitet

U kap me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, futet në ‘41-biss’ dhe Arbër Çekaj

23 Nëntor 2021, 14:39 Nga DOSJA
U kap me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, futet në

TIRANË-Arbër Çekaj do t’i bashkohet “grupit” në regjimin e posaçëm, “41-biss”. Pas Aleksandër Llanajt, Fatmir Pjetrit dhe Redjan Rrajës, sot është marrë vendimi edhe për Arbër Çekaj, i dënuar për 613 kg kokainë, që u kap në portin e Durrësit do të vendoset në izolim me kërkesë të SPAK dhe miratim të ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa më herët në regjimin e posaçëm janë vendosur: Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje.

Përse ndodhet në burg Çekaj?

Pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me me 14 vite burg. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe pas hekurave do të qëndrojë 14 vite. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë në vitin 2018, pasi iu kap droga në dyshemenë e konteinerit me banane. Deri më tani ai i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se pas tij fshihen emra të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 41 biss arber cekaj 41 biss arber cekaj

Sondazh

Poll