Politike

Paralajmërimi i Avramopoulos, Meta: Këmbanë alarmi, urgjent të merren masa

18 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Avramopoulos, Meta: Këmbanë alarmi, urgjent

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një deklaratë urgjente, Meta kërkon që: ‘të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë’. 

Reagimi i kreut të shtetit vjen një ditë, pas deklaratës së djeshme së komisionerit për Migrimin, Dimitris Avramopulos, i cili paralajmëroi se Bashkimi Europian do të marrë masa nëse do të rriten hyrjet legale për azil në vendet e unionit.

Meta e cilëson deklaratën si kambanë alarmi dhe kërkon që të merren masa urgjente për të mos lejuar rikthimin e vizave për shqiptarët.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

18 qershor 2019

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe diskutimet që po zhvillohen këto kohë mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është përqendruar drejt një vendimi të mundshëm pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Presidenti vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon.

Të gjithë i mbajmë mend radhët e gjata përpara dyerve të ambasadave, me familjarë të dëshpëruar në kërkim të një mundësie për të ritakuar fëmijët, të afërmit, apo të mundësisë për të studiuar dhe udhëtuar jashtë vendit, etj.

Bëj thirrje, të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do të dëmtonte dhe prapësonte këtë liri të fituar të shqiptarëve!

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be dimitris avramopulos ilir meta rikthimi i vizave per shqiptaret be dimitris avramopulos ilir meta rikthimi i vizave per shqiptaret

Sondazh

Poll