Aktualitet

‘Trekëndëshi i Bermudës’, Meta: U habita kur e dëgjova, jap llogari më 11 e 18

22 Nëntor 2021, 19:56 Nga DOSJA
‘Trekëndëshi i Bermudës’, Meta: U habita kur e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta deklaroi se ishte habitur kur kishte dëgjuar që kryedemokrati Lulzim Basha e kishte përfshirë në atë që e quan ‘Trekëndëshi i Bermudës’. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për socialistin me të njëjtin emër.

Teksa sqaroi marrëdhënien me Bashën, Meta tha se kreu i Partisë Demonratike ka qenë shumë herë në shtëpinë e tij, madje bashkë me familjen. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ai tha se kishte qenë vetëm një herë.

Zoti Berisha vetëm njëherë ka qenë në shtëpinë time, Basha ka qenë me muaj të tërë po t’i numërosh me gjithë familjen, me gjithë vajzën e të afërm të tjerë. Nuk ka pasur asnjë politikan sa ç’ka qenë Bazsha në shtëpinë time, në plane familjare them. Nuk jam marrë me çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, jam habitur kur dëgjova për ‘Trekëndëshin e Bermudës’ dhe mora vesh që isha aty. Fillimisht mendova se ishte një deputet Ilir Meta, por më pas më thanë se ishte shprehur se më kishte ndihmuar mua shumë, por unë e paskam dëmtuar. Kur të kenë dëshirë unë jam gati si President dhe i demokratëve, jam gati të jap llogari më 11 dhe më 18, kur të duan, 100 metra larg është Presidenca nga pallati i kongreseve apo kudo qoftë. Gjithmonë shumë i hapur në respektin kryesor për vlerat e Partisë Demokratike. Kam kontribuar edhe unë si një nga drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit,”- tha Meta.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta lulzim basha sali berisha ilir meta lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 21:46

Bashkim me Berishën, Meta: Lider jam vetë!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk do të ketë një bashkim në politikë me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Çim Peka Live”,...