Aktualitet

Meta: Kthehem aktiv në politikë, 25 prilli më ndryshoi planet

22 Nëntor 2021, 21:36 Nga DOSJA
Meta: Kthehem aktiv në politikë, 25 prilli më ndryshoi planet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të kthehet aktiv në politikë pas mandatit të tij si President, më 22 korrik të vitit 2022. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se ishte 25 prilli dhe zgjedhjet parlamentare që ia diktuan këtë rrugë.

I pyetur nëse do të pranonte një tjetër mandat si President, Meta e mohoi këtë gjë. Ai tha se planet e tij kishin qenë pikërisht këto, mbajtja e një tjetër mandati si President dhe rregullimi i Kushtetutës, por 25 prilli ka bërë që të ndryshonte gjithçka. 

“Kthehem aktiv në politikë, 25 prilli më ndryshoi planet. Me 25 korrik 2022 rikthehem aktiv ne politike sepse nuk kam rruge tjeter. Kete e diktoi 25 prilli. Nuk do pranoj kurrë dhe asnjëherë një mandat të dytë si President nga Rama apo Basha. Kam bërë gjithçka kam mundur për vendin në këtë situatë, ndaj jam i vendosur per tu rikthyer aktiv ne politik. Une jam lider vete, qe dua nga te gjithe politikanet t’i kthejme sovranitetin popullit shqiptar,”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll