Aktualitet

Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri e Redjan Rraja izolohen për 1 vit në ’41 bis’

22 Nëntor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri e Redjan Rraja izolohen për 1 vit

TIRANË– Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri e Redjan Rraja janë izoluar në regjimin ’41 bis’. Mësohet se ky urdhër është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihet arsyeja që ka mbyllur Pjetrin, pjesëtarin e bandës së “Babagjyshëve”, Llanaj, i dënuari me burg të përjetshëm për ‘masakrën e Çoles’ dhe Rrajën, i cili akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ata do të qëndrojnë për një vit në qelitë e sigurisë së lartë.

Regjimi ’41 bis’ hyri në fuqi në vitin 2019, ku u premtua se do të futeshin 200 të dënuar të rrezikshëm. Të tjerët që janë mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja.

Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara. Gjithashtu mësoohet se në tavolinën e ministrit Ulsi Manja janë edhe katër emra të tjerë që pritet t’i bashkohen grupit në ’41 bis’.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander llanaj fatmir pjetri redjan rraja regjimi 41 bis aleksander llanaj fatmir pjetri redjan rraja regjimi 41 bis

Sondazh

Poll