Aktualitet

Meta: PD e solla dhe e mbajta unë në pushtet, nëse nuk do, s’e bëj dot

22 Nëntor 2021, 20:30 Nga DOSJA
Meta: PD e solla dhe e mbajta unë në pushtet, nëse nuk do,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka qenë ai personi që e ka sjellë Partinë Demokratike në pushtet në vitin 2005. Meta tha se bëri që PdD-ja të mos ndahej në dy parti.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta shtoi se edhe në vitin 2009 bëri që PD-ja të rimerrte pushtetin. Por, Presidenti tha se nuk e ka ai për detyrë që ta bëjë gjithmonë këtë gjë.

E kam shpetuar PD nga ndarja ne dy parti gjate miratimit te Reformës në Drejtësi. Partia pro reformë dhe anti-reformë, e mbani mend apo jo. Hajde këtu, kush gënjen dhe kush nuk gënjen. Na e ka fajin Meta pse ka ardhur Rama pse jo. Ore zotëri, Meta s’ta ka për detyrë të të sjellë ty në pushtet. Në 2005, e kam sjellë PD në pushtet. Ishte Ilir Meta që bëriqë Fatos Nano të humbte 20 mandate dhe shumë mirë bëri, duhej të ikte. Në 2009, kam garantuar PD ne pushtet. Po të mos bënte Ilir Meta koalicion me PD-në çfarë do të bënte? Çfarë do të ndodhte? Ore s’e kam për detyrë unë që ta mbaj në pushtet. Kam nje lidhje me PD sepse jam ne nje nga 30 studentet e pare te Levizjes se Dhjetorit, por nuk kam une detyrimin ta sjell PD ne pushtet, nese PD nuk do. Nuk e dinim kur hipëm në autobus nëse do takonim vërtet Ramiz Alinë, apo do përfundonim në kanal. Unë shkoj më 11 dhe më 18 dhe shkoj jap ;llogari. Do Asambleja e PS-së të jap llogari? Shkoj e jap”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 21:46

Bashkim me Berishën, Meta: Lider jam vetë!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk do të ketë një bashkim në politikë me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Çim Peka Live”,...