Aktualitet

Meta: Shërbimet sekrete, të brendshme e të huaja më përgjojnë telefonin

22 Nëntor 2021, 20:36 Nga DOSJA
Meta: Shërbimet sekrete, të brendshme e të huaja më

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se telefoni i tij mbahet në përgjim. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se kishte marrë në telefon Lreun e Kuvendit të asaj kohe për të folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019.

Ai shtoi më tej se Ruçit nuk ia tha të gjitha në telefon, pasi përgjohej.

Kam folur dhe me Ruçin, madje kam qenë në avion kur e kam marrë në telefon. Po diskutoja për zgjedhjet lokalet të 30 qershorit, por nuk e zgjata shumë pasi siç dihet telefonat tanë përgjohen. Presidenti më shumë nga të gjithë madje, s’ka sekrete. Më përgjojnë shërbimet sekrete, të brendshme dhe të huaja, por nuk e kam problem unë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur. Por nuk ia thashë të gjitha në telefon Ruçit,”- tha Meta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 21:46

Bashkim me Berishën, Meta: Lider jam vetë!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk do të ketë një bashkim në politikë me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Çim Peka Live”,...