Aktualitet

Ilir Meta: Nderi që i kërkova Bashës, s’e bëri kurrë, i tha Vasilit “s’e pashë SMS”

22 Nëntor 2021, 21:03 Nga DOSJA
Ilir Meta: Nderi që i kërkova Bashës, s’e bëri

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar për herë të parë nderin e vetëm që i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha, të cili tha se ai nuk ia bëri kurrë. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se Bashës i kërkoi që të konfirmonte publikisht qëndrimin e tij pro një platforme që kishin hartuar për daljen e vendit nga kriza. Meta tha se Basha atë gjë s’e ka bërë.

Kreu i Shtetit shtoi se edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar Basha nuk ka hapur telefonin. Më vonë, ai shtoi se i ka thënë Petrit Vasilit, nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim se nuk i kishte parë mesazhet e Metës.

Kam nje keshilltar special per marredheniet me SHBA, ambasador Genc Mucaj. Nepermjet tij dhe nepermjet Keshilltares per Integrimin Europian, pergatitem nje platforme vitin e kaluar per zgjidhjen e krizes vitin e kaluar. Zoti Basha u njoh me kete platforme dhe ra dakord, ndaj dhe une ja dergova ambasadores se SHBA, qe ne 8 prill 2020. Po ca ndodhi? Pas paraqitjes se kesaj platforme, qe ja dergova ambasadores amerikane, degjoj thashetheme qe kjo platforme eshte kunder reformes ne drejtesi dhe kundershtohet nga Basha. Ndaj e kontaktova z.Basha, te vetmin nder qe i kam kerkuar, qe te lutem posto nje reagim ne twitter ku te thuash qe jam dakord me platformen, sic ishte e verteta. Pra te konfirmonte qendrimin e tij, por ai kurre nuk e beri kete. Sic nuk me ktheu kurre pergjigje per mbrojtjen e Teatrit Kombetar nga shembja. Nuk më ktheu kurrë përgjigje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja. I kam kërkuar 2-3 ditë para shembjes së Teatrit, i kam dërguar mesazh, duhet të flasim, se nuk mund të lihen artistët vetëm, duhet të parandalojmë prishjen e teatrit. I kishte thënë zotit Vasili se nuk e kam parë mesazhin. Kur ai ka hall dhe interes vjen e të takon në Gjermani,”- tha Meta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta lulzim basha yuri kim ilir meta lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 21:46

Bashkim me Berishën, Meta: Lider jam vetë!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk do të ketë një bashkim në politikë me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Çim Peka Live”,...