Politike

E thotë për herë të parë! Meta: LSI-ja më ka dëmtuar shumë, mandatet u dogjën tinëz

22 Nëntor 2021, 20:23 Nga DOSJA
E thotë për herë të parë! Meta: LSI-ja më ka

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka thënë për herë të parë se është ndjerë i dëmtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se mandatet u dogjën në mënyrë kriminale e tinëzare nga ata që ai i quan ‘duart më të zeza të historisë’.

Meta shtoi se dokumentet iu dërguan me shpejtësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë që gjithçka të kryhej e mandatet të digjeshin. 

“Po e them sot, LSI-ja e ka dëmtuar shumë Ilir Metën, në mënyrë tinëzare. Ishte një mënyrë idioteskte, vendim idtiot dhe kriminal, u krye nga duart më të zeza të historisë që ka futur duart ndonjëherë. Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. U shkuan ata dy diplomatët dhe u thanë, ‘merrini tani këto dhe çojani KQZ-së, shpejt, shpejt’. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbeshtetur këtë vendim të Lulzim Bashës,”- tha Meta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll