Politike

Kushtetuesja për 30 qershorin, Meta: S’e kam të zbardhur, ka gjykata të tjera mbi të

22 Nëntor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Kushtetuesja për 30 qershorin, Meta: S’e kam të zbardhur, ka

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk është ndalur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, e cila i konsideroi të vlefshme ato. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se nuk e ka parë vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk ka dalë akoma.

Ai shton se deri tani ka vetëm një qëndrim zyrtar, që është raporti i OSBE/ODIHR. Meta shtoi se mbi Gjykatën Kushtetuese ka edhe gjykata të tjera evropiane. 

“Per zgjedhjet vendore kam aktualisht vetem nje qendrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. A ka mundësi? Ku është vendimi i Gjykatës Kushtetuese? E keni ju? Jo, as unë s’e kam. Vendimin e Gjykates Kushtetuese te zbardhur une nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur te dale vendimi atehere une do shpreh qendrimin tim. Do vij këtu dhe do të them cili është qëndrimi im. Por mund tju them qe mbi Gjykaten Kushtetuese ka Gjykata te tjera evropiane. Nuk po them asgjë, as që do t’i drejtohem Gjykatës evropiane, por po them që deri tani s’ka vendim,”- tha Meta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese per 30 qershorin ilir meta gjykata kushtetuese per 30 qershorin ilir meta

Sondazh

Poll