Aktualitet

Aksion në Elbasan, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së dhe 1 inspektor

22 Nëntor 2021, 20:24 Nga DOSJA
Aksion në Elbasan, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së dhe 1

ELBASAN- Policia ka zhvilluar një aksion në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Mësohet se aksioni është zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit, ku është arrestuar ish kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit me iniciale M.Q. si dhe një inspektor tjetër.

Gjithashtu janë shoqëruar për në polici edhe 5 zyrtarë në Bashkinë e Elbasanit, të cilit kanë qenë pjesë e IMT-së. Sipas burimeve, akuza mbi ta është për “shpërdorimin e detyrës”.

Këta të fundit mendohet se kanë lejuar ndërtimin e nje subjekti pa leje përkatëse. Nga ana e Policisë së Elbasanit ende nuk ka dalë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne bashkine elbasan policia e elbasanit aksion ne bashkine elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll