Aktualitet

Meta: Shtyva vendoret që t’i hapja rrugë Bashës, mu lut me lot në sy për 8 qershorin

22 Nëntor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Meta: Shtyva vendoret që t’i hapja rrugë Bashës, mu lut me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta deklaroi se zgjedhjet vendore të cilat ishin dekretuar për tu mbajtur më 30 qershor të vitit 2019 i anuloi pasi kjo gjë iu kërkua nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Meta zbuloi për herë të parë se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte shkuar ta takonte në fillim të muajit qershor të vitit 2019 në Gjermani ku ai ndodhej për një vizitë zyrtare për t’i kërkuar që të anulonte dhe protestën masive të thirrur më datë 8 të të njëjtit muaj nga Opozita e Bashkuar.

Sipas Metës, Basha i është ulur në gjunjë dhe me lot në sy i ka kërkuar që t’i zhbënte të dyja ‘aktet’ pasi kishte frikë se 8 qershori do të sillte dhunë e konflikt të përshkallëzuar që mund të cënonin paqen e vendit, përgjegjësi që të binte mbi kryedemokratin. Ai shtoi se Bashën e kishin thirrur edhe ndërkombëtarët në Gjermani ku i kishin thënë se ai do të ishte përgjegjësi edhe për një shkashkë që do të hidhej. Gjithashtu, Kreu i Shtetit tha se Bashës i është kërkuar që të mos përdorë Gjermaninë si ‘garant’ për djegien e mandateve pasi ata nuk e kanë mbështetur në këtë nismë. Për këtë arsye, Meta tha se e mori atë vendim dhe vendosi të dekretonte 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore. Por, Basha sërish bojkotoi. Meta shtoi se Basha nuk shkoi të regjistronte Partinë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke bërë që mbledhja e thirrur nga kryetari i KQZ-së së asaj kohe, Klement Zguri, të mos zhvillohej.

Kreu i Shtetit tha më tej se ky veprim i kreut të asaj që në atë kohë mori emrin Opozita e Bashkuar ishte në sinkron me katër anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ, të cilët gjithashtu nuk u paraqitën në mbledhje.  Ndryshe nga Basha, Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi, Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun dhe Partia Agrare Ambientaliste e udhëhequr nga Agron Duka u regjistruan, por pa PD-në nuk kishte zgjedhje lokale. Për rrjedhojë, Opozita mbeti pa asnjë bashki. 

Bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e Lulzim Bashës sipas Metës i shërbente vetëm kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi më tej se me këto bojkote Basha bëri që Presidenti i Republikës të kthehej në kryeqëndrën e sulmeve, duke nënkuptuar këtu dhe përplasjet e forta që pati me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Po çfarë ndodhi në vitin 2019?

Pas një vale protestash në vend për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, opozita e bashkuar vendosi që të digjte mandatet e deputetëve në shkurt, ndërsa në qershor deklaruan publikisht se nuk do të kishte zgjedhje lokale. Këto të fundit, të caktuara me konsensus nga të gjitha palët tek presidenti ishin vendosur që të zhvilloheshin më 30 qershor. Megjithatë edhe pse me incidente, zgjedhjet u zhvilluan me pjesëmarrje 20.6%, ku 60 pushtete lokale u fituan nga PS, ndërsa Finiqi u fitua nga Partia MEGA.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta: Basha bojkotoi dhe 13 tetorin, LSI, PR e PPA u regjistruan në zgjedhje vendore

Meta ia nxjerr të gjitha Bashës: Kishte frikë nga dhuna, do të ndodhte hataja

Meta: Basha mu lut me lot në sy që të anuloja protestën e 8 qershorit

 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta meta ne konference 22 nentor 2021 ilir meta meta ne konference 22 nentor 2021

Sondazh

Poll