Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i shquar Aleks Luarasi

22 Nëntor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta profesori dhe studiuesi i shquar Aleks Luarasi

TIRANË– Profesor i Historisë së Shtetit e të së Drejtës dhe studiuesi Aleks Luarasi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Mësohet se Luarasi ka mbyllur sytë në moshën 80-vjeçare. Luarasi është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003).

Ai ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i K.M dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Në vitin 2018, Luarasi u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.

Luarasi ishte autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i shumë të tjerave.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleks luarasi nderron jete aleks luarasi aleks luarasi nderron jete aleks luarasi

Sondazh

Poll