Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me sende të vjedhura dhe qindra euro

22 Nëntor 2021, 20:22 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me sende të vjedhura dhe qindra

ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali për vjedhje. Trevisotoday shkruan se 39-vjeçari shqiptar me iniciale P.B, u arrestua pasi u kap me me një furgon të mbushur me sende të vjedhura.

Gjithashtu pas verifikimit nga ana e autoriteteve italiane, furgoni me të cilin ishte kapur shqiptari ishte i vjedhur në provincën e La Spezia. Pasi u ndalua, 39-vjeçari fillimisht tentoi që të largohej nga vendi, por policia arriti që ta kapë.

Brenda furgonit, perveç qindra eurove, u gjetën edhe veshje të ndryshme, çanta, bizhuteri, si dhe një sërë veglash pune të ndryshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akuzohet per vedhje arrestohet shqiptari ne itali akuzohet per vedhje arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll