Aktualitet

Rama për biznesin e vogël: 250 mln fonde për të rinjtë, taksa mbetet zero

22 Nëntor 2021, 16:12 Nga DOSJA
Rama për biznesin e vogël: 250 mln fonde për të rinjtë,

TIRANË- Buxheti për biznesin e vogël për vitin 2022 është prezantuar ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë prezantimit, Rama bëri me dije se do të krijojnë një fond prej 250 milion lekësh për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, në mënyrë që këta të fundit të angazhohen dhe të mund të futën në punë, më anë të praktikave dhe trajnimeve të ndryshme.

Kryeministri gjithashtu deklaroi se taksa për biznesin e vogël me xhiro deri në 100 milion lekë do të vazhdojë të jetë zero. Ndërkohë që përsëriti gjithashtu edhe premtimin që ka bërë për ta bërë pagën minimale deri në fund të mandatit qeverisës 400 mijë lekë. E pranishme në prezantim oshte edhe Ministrja e Ekonomisë, Denila Ibrahimi, e cila tha se do të krijohet gjithashtu një program prej 7 pikash trajnimi për të rinjtë. Ajo shtoi se ky plan mbështetet nga Bashkimi Evropian.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama: Paga minimale brenda mandatit do të shkojë 400 mijë lekë

Rama: 250 mln lekë fonde për të mbështetur të rinjtë deri në 29 vjeç

Biznesi i vogël, Rama: Deri në 100 mln lekë xhiro do të jetë taksa zero 

Rama: Bizneset të punësojnë ata me ndihmë ekonomike, rrogën ua japim bashkë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore buxheti per biznesin e vogel buxheti per vitin 2022 edi rama buxheti per biznesin e vogel buxheti per vitin 2022 edi rama

Sondazh

Poll