Aktualitet

Aksident tek mbikalimi i Kopështit Zoologjik, makina përplas 86-vjeçarin

22 Nëntor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Aksident tek mbikalimi i Kopështit Zoologjik, makina përplas

TIRANË– Një 86-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi është plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, 86-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një mjet me drejtues personin me iniciale A.F..

Njoftimi i policisë:

Me datë 22.11.2021, rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopështit Zoologjik, mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll