Aktualitet

PD: Diversioni e mashtrimet, mjetet e tij të zakonshme, Meta po tenton të na përçajë

22 Nëntor 2021, 17:10 Nga DOSJA
PD: Diversioni e mashtrimet, mjetet e tij të zakonshme, Meta po tenton

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të presidentit Ilir Meta se i kishte kërkuar me lot në sy shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 3 vite më parë. Fill pas deklaratës së presidentit, nga selia blu u shpërnda një deklaratë zyrtare, ku shkruhet se kreu i shtetit po tenton që të përçajë demokratët.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.

Çfarë tha sot Meta në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp?

Bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e Lulzim Bashës sipas Metës i shërbente vetëm kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi më tej se me këto bojkote Basha bëri që Presidenti i Republikës të kthehej në kryeqëndrën e sulmeve, duke nënkuptuar këtu dhe përplasjet e forta që pati me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta ilir meta 22 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike ilir meta ilir meta 22 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll