Politike

VD-Reforma/Balla: Gati ngritja e komisionit parlamentar, ‘Venecia’ opinion urgjent

22 Nëntor 2021, 10:22 Nga DOSJA
VD-Reforma/Balla: Gati ngritja e komisionit parlamentar, ‘Venecia’

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme është bërë gati puna për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa pohoi se Komisioni i Venecias është ftuar që të japë një opinion urgjent. Gjatë fjalës së tij para mediave, Balla u ndal edhe te zgjatja e mandatit të vettingut, që sipas tij është një domosdoshmëri.


Mos të abuzojmë me hamendësime që nuk kanë të bëjnë me Kuvendin. Cdo parti ka axhendën e vet, Kuvendi nuk preket. Vendimarrja për komisionin për reformën zgjedhore është dakortësi e plotë për tu ngritur. Projektvendimi për ngritjen e këtij komisioni arsyeton ngritjen dhe përbërjen. Jemi duke saktësuar dhe një element të fundit, unë mendoj se këtë çështje do ta zgjidhim këtë të enjte ose në seancat pasardhëese. Në fund jemi duke disktuar, kemi shprehr vullnetin për të ngritur këtë komison. Nuk është hetim, është komsion i posacëm i reformës zgjedhore. Nuk dua të hyj në detaje, unë mendoj se jemi në..

Mendimi im është që komisioni adreson të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga OSBE-ODIR. Nëse komisioni vjen me shqyrtime të tjera, do i diskutojmë. Ne do ta gjejmë zgjidhjen në këndvështrimin. Marrim një nga ato që kemi dhe vazhdojmë punën. Nuk dua të bëj deklarata për të vazhduar shqyrtimin, është një çështje që i takon Venecias që është ftuar për të dhënë një opinion urgjent për këtë cështje. Le ti shmangim diskutimet për këtë çështje. Nevojë që sot është një domosdoshmëri.’-tha Balla.

Balla u pyet edhe në lidhje me kërkesën e SPAK për një mandat të pakufizuar në kohë i mandatit të prokurorëve të këtij institucioni. Kreu i grupit parlamentar i PS-së tha se çështja do të merret në shqyrtim por ka kohë për këtë.

‘Të mos harrojmë që bëhet fjalë për ndryshim kushtetues, ka një procedurë të vecantë. Nuk ka një depozitim nga deputetët, asnjë nga prokurorët nuk është në fund të mandatit, do kemi kohë, do ta diskutojmë.’- tha Balla.

LEXO EDHE:

Do i dëgjojë PS kritikat e Braçes? Balla: Erjonin e kam koleg të vjetër,diskutojmë..

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike reforma zgjedhore taulant balla reforma zgjedhore taulant balla

Sondazh

Poll