Art&Argëtim

Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg

22 Nëntor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg

TURQI- Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk, po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”. Shkelje për të cilën rrezikon 3 vite burg. 

Pamuk, e botoi librin në Turqi në muajin mars, e ankesa e parë kundër librit – e vendosur në një ishull imagjinar osman gjatë një shpërthimi të murtajës në fillim të viteve 1900 – erdhi në Prill, kur një avokat akuzoi Pamuk për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë” duke fyer Mustafa Kemal Ataturkun dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë.

Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave, por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin dhe hetimi tani është rihapur. Pamuk, i cili ka mohuar akuzat është shprehur se nuk ka asnjë mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Ligji 5816, sipas të cilit Pamuk tani po hetohet, synon të mbrojë “kujtimin e Ataturkut” nga fyerja e çdo shtetasi turk. Nëse shpallet fajtor, Pamuk përballet me tre vjet burg.

Marrë nga TheGuardian

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture orhan pamuk turqi orhan pamuk turqi

Sondazh

Poll