Art&Argëtim

Momenti emocionues/ Adele shpërthen në lot pas ribashkimit me mësuesen e vjetër

22 Nëntor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Momenti emocionues/ Adele shpërthen në lot pas ribashkimit me

SHBA- Këngëtarja Adele është befasuar në skenë gjatë koncertit të ITV. Mediat e huaja shkruajnë se mbas shumë vitesh Adele u takua me mësuesen e vjetër të anglishtes.

Në videon e pubilkuar Adele shpërthen në lot gjatë koncertit të saj special në ITV pas një ribashkimi surprizë me mësuesen e saj të vjetër të anglishtes në skenë. Mësuesja ngjitet në skenë për të përqafuar studenten e saj, që sot është një këngëtare me famë botërore.

Superylli i muzikës, 33 vjeç, u befasua nga McDonald, nga shkolla Chestnut Grove në Balham, e cila e mësoi atë përpara se të kalonte në shkollën prestigjioze Brit si adoleshente.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele itv mcdonald adele itv mcdonald

Sondazh

Poll