Art&Argëtim

E parkuar në të njëjtin vend për 47 vjet, makina tërheq vëmendjen e turistëve

22 Nëntor 2021, 10:05 Nga DOSJA
E parkuar në të njëjtin vend për 47 vjet, makina tërheq

ITALI- Një makinë e vjetër e parkuar për gati gjysëm shekulli është kthyer në një atraksion turistik në Conegliano, Itali. Mediat e huaja shkruajnë se makina qëndron e parkuar në të njëjtin vend prej 47 vitesh dhe është kthyer në një monument për banorët e zonës.

Shenjat e kohës dallohen në këtë makinë që prej vitit 1974 askush nuk është shqetësuar për ta lëvizuar. Goma të rrahura, karrocë të konsumuar nga moti dhe myshk shuhen në pjesët e makinës.

Angelo Fregolent ndaloi së përdoruri makinën ‘Lancia Fulvia’, e parkoi pranë derës së shtëpisë së tij dhe nuk e ka lëvizur më kurrë. Pasi të restaurohet, këshilli i qytetit do ta ekspozojë atë në një kopsht komunal që ndodhet përballë shtëpisë së Fregolent, pronarit të saj.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

virale virale angelo fregolent itali makina e vjeter angelo fregolent itali makina e vjeter

Sondazh

Poll