Art&Argëtim

Kitara e Eric Clapton u shit në ankand për 600 mijë dollarë

22 Nëntor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Kitara e Eric Clapton u shit në ankand për 600 mijë dollarë

SHBA- Kitara e vjetër e legjendës së Blues, Eric Claptonin , u shit në një ankand rock në Nju Jork me një çmim të lartë.  Mediat e huaja shkruajnë se sipas Julien’s Auction, i cili organizoi ankandin, kitara u shit për 625 mijë dollar.

Kitara është një model Martin D-45 i vitit 1968 i luajtur nga Clapton në koncertin debutues të grupit të tij Derek and the Dominos në vitin 1970.

Julien’s Auction kishte vlerësuar më parë se kitara e Clapton do të kushtonte 300 mijë deri në 500 mijë dollarë. Ndërsa i tejkaloi çmimet e menduara, përsëri kitara e Eric Clapton u shit shumë më pak se rekordi prej 6 milionë dollarësh që u pagua në vitin 2020 për kitarën akustike që këngëtari i ndjerë i Nirvana, Kurt Cobain luajti gjatë një paraqitjeje të famshme “MTV Unplugged” në 1993.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz eric clapton julien's auctions kitara del ne ankand kurt cobain eric clapton julien's auctions kitara del ne ankand kurt cobain

Sondazh

Poll