Politike

Bonusi i bebeve, Rama bën BILANCIN: 36,238 fëmijë të lindur, përfituan familjet

22 Nëntor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Bonusi i bebeve, Rama bën BILANCIN: 36,238 fëmijë të lindur,

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar bilancin për bonusin e bebeve, sa fëmijë lindën gjatë vitit dhe sa familje përfituan nga kjo skemë. Rama bën të ditur se këtë vit kanë lindur 36, 236 fëmijë të cilët kanë marrë bonusin, që do të vijojë të financohet dhe këtë vit për çdo të porsalindur.

POSTIMI:

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike sociale bonusi i bebeve edi rama bonusi i bebeve edi rama

Sondazh

Poll