Politike

16 përgjimet e BILD/ Ish-ministrja e LSI-së: Tregojnë kriminalizimin e qeverisë në degradim

18 Qershor 2019, 09:52 Nga DOSJA
16 përgjimet e BILD/ Ish-ministrja e LSI-së: Tregojnë

TIRANË- Ish- ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar sërsish lidhur me publikimet e 16 përgjimeve nga BILD, ditën e djeshme. Në një postim në Facebook, Gjosha shprehet se këto përgjime tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qeverisë dhe kapitullimin e shtetit të së drejtës.

Sipas Gjoshës, djegia e mandateve ishte një vendim ekstrem, por i drejtë, dhe i vetmi opsion për të të sensibilizuar qytetarët mbi votën e lirë.

Postimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Përgjimet e BILD tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qeverisë dhe kapitullimin e shtetit të së drejtës!

Sot më shumë se kurrë nuk ka më dyshime se djegia e mandatave ishte një vendim ekstrem por në thelb i drejtë, dhe i vetmi opsion për të sensibilizuar qytetarët mbi një çështje që prek të drejtën e tyre themelore, votën e lirë, të drejtën për të zgjedhur!

Cfarë duhet të presim më shumë për t’u zgjuar si komb dhe për të nisur një debat kombëtar mbi ndryshimin e sistemit dhe të mënyrës se si duhet të sillet politika?

Cfarë duhet të presim më shumë për të shkundur nga themelet këtë drejtësi që mban peng të vërtetën?

Cfarë duhet të presim më shumë për t’i kërkuar Kryeministrit të mbaj përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë degradim të qeverisjes?

Cfarë duhet të presim më shumë për të parandaluar një diktaturë të egër që po vendoset në vend?

Kemi arritur në pikën që Kryeminsitri kërcënon gazetarët për fjalën e lirë, ku drejtësia përdoret si kamzhik për qytetarët dhe opozitën, ku kryeprokurorja sëmuret me urdhër politik për të mos raportuar mbi realitetin e krimit dhe të dosjeve të mbajtura peng, ku parlamenti monist, ilegjitim kërkon të shkarkoj Presidentin e Republikës pse kërkon të rikthej dialogun në vend!

Vetëm qytetarët mund t’i bëjnë ballë kësaj cmendurie kombëtare, dhe unë besoj fort te vlerat e këtij populli, që sado mundohen ta mbajnë kokë ulur nga varfëria, nuk mund të pranoj kurrë nënshtrimin dhe shkeljen e dinjitetit!

Ditën e djeshme gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vetë kryeministri Edi Rama, janë kapur në negociata për shit-blerje votash.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild klajda gjosha 16 pergjimet e bild klajda gjosha

Sondazh

Poll