Politike

Përplasje në Tropojë e Shkodër, bashkitë e PD duan lirimin e KZAZ, mbështetësit thyejnë dyer e dritare (VD))

18 Qershor 2019, 09:04 Nga DOSJA
Përplasje në Tropojë e Shkodër, bashkitë e PD duan

TROPOJË–Incidente dhe përplasje në Tropojë e Shkodër. Në Shkodër, në KZAZ nr 2 të këtij qyteti, policia e Shtetit dhe ajo bashkiake janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkak të kërkesës së bashkisë për të liruar ambientet. Vetë Voltana Ademi, tha se nuk do të lejojë që të cënohen institucionet.

Ndërkohë që një situatë më e rëndë është shënuar në Tropojë. Në KZAZ nr 9 të këtij qytetit është thyer dera e pasme, dhe xhamat nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se turma e mbështetësve të PD ka shkatërryer dyer e dritare dhe më pas ka hyrë në këtë KZAZ ku është përplasur edhe me Policinë e Shtetit.

Ata kanë nxjerrë me forcë materialet zgjedhore nga kjo KZAZ, dhe më pas kanë brohoritur dhe janë larguar. PD kërkon pezullimin e punës nëpër qendrat e votimit, pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Tropoja është bashkia e dytë e drejtuar nga PD, ku shënohen incidente para zgjedhjeve. Sot dhe dje, në Shkodër në KZAZ nr.2 të këtij qyteti, dega e PD dhe mbështetësit nuk lejojnë hyrjen e anëtarëve të mazhorancës në këtë KZAZ, duke u përplasur edhe me forcat e rendit.

Ndërkohë që në Lezhë, kryebashkiaku Fran Frrokaj i kërkon KQZ që të lirojë ambientet para orës 16:00.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ.

Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensione ne shkoder tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne shkoder tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll