Politike

Shqipëria zien nga përgjimet e BILD, kandidati i Patozit në Dibër shpall platformën: Më votoni!

18 Qershor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Shqipëria zien nga përgjimet e BILD, kandidati i Patozit në

DIBËR- Teksa ditën e djeshme u publikuan përgjime të reja  nga gazeta gjermane BILD, lidhur me dosjen 184 për shitblerjen e votave në Dibër,  Kandidati i Bindjes Demokratike për bashkinë e Dibrës, Shkëlqen Qoka, në një takim me qytetarë të Dibrës ka prezantuar programin e tij për këtë bashki.

Gjatë fjalës së tij para banorëve të Dibrës, Qoka iu kërkoi votën, duke iu thënë se sëbashku do ta çojnë Dibrën drejt zhvilimit.

“Unë jam në një lëvizje të përditshme në kontakte me individë e grupe qytetarësh, për t’ju parashtruar ofertën time për Bashkinë Dibër.

Çdo ditë has në problematikat e shumta që ju keni. Unë kam vendosur që mos merrem me askënd nga ato që kanë shkaktuar këto pasoja.

Këtë e kam bërë e do ta bëj vetëm për të mos qenë si ato, por do të sjell alternativën time tek secili prej jush.
Oferta ime është për çdo qytetar të ndershëm dhe të përkushtuar, pa mashtrime e presione për të parë Dibrën ndryshe. Ju ftoj të mbështesni kandidaturën time, sepse jam unë që komunikoj me secilin nga ju ,pa patur nevojë të më ndërmjetësojë askush.

Votoni me Bindjen tuaj!

Votoni për mua, që të kemi një Dibër më të mirë!

Voto numrin 2

Në bashkëpunim me ekespertet më të mirë kemi përcaktuar kolonat kryesore mbi të cilat do të orientojmë punën për katër vite qeverisje vendore.

Keto janë disa nga objektivat e zhvillimit strategjik, te cilat konkretizohen edhe me objektiva specific dhe një sërë aktivitetesh e projektesh që do të bëjnë Dibrën ndryshe, ku gjithësecili të ndjehet shpresëplotë , se punët jane ne rrugën e prosperitetit te qëndrueshëm. Ju mund të njiheni me disa nga parashtrimet tona në flete-palosje.

Ju me votoni, të kthejmë Dibrën në rrugën e zhvillimit!”, u shpreh Qoka para banorëve të Dibrës.

Ditën e djeshme gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede publikoi 16 përgjime të tjera në lidhje me implikimin e partisë Socilaiste në shit-blerjen e votave.

Këto 16 përgjime të reja kishin të bënin me të ashtuquajturën “Dosja 184”, që sipas opozitës, ka të bëjë me zgjedhjet e Dibrës në vitin 2017, ku eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama janë kapur në negociata për shit-blerje votash.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori diber shkëlqen qoka zgjedhjet lokale 30 qershori diber shkëlqen qoka zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll