Politike

Negociatat/ Diplomati i BE: Ka mosmarrëveshje mes vendeve, vendimi shtyhet për në tetor

18 Qershor 2019, 08:18 Nga DOSJA
Negociatat/ Diplomati i BE: Ka mosmarrëveshje mes vendeve, vendimi shtyhet

LUXEMBURG– Sot është dita kur shqiptarët dhe maqedonasit presin që të hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka publikuar një draft të fundit, ende jo përfundimtar, se vendimi për dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të shtyhet për në tetor. 

Një shtyrje apo edhe moshapja e negociatave ul besueshmërinë e BE-së dhe rrit ndikimin e Rusisë.

Pjesë nga artikulli i Reuters:

Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut do takohen sot në Luksemburg për të diskutuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma.

Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë e BE-në, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të emrit dhe duke bërë që një duzinë shtetesh të BE të bëjnë publike thirrjen për shpërblimin e Shkupit.

Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon, ende të goditura nga luftërat etnike në vitet 1990.

Por diplomatët kombëtarë që përgatitën takimin e së martës nuk arritën të bwjnw një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së që të miratohen.

“Ka pasur një mosmarrëveshje masive dhe nuk është aspak e sigurt se ministrat do të jenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje”, tha një diplomat i BE.

Drafti thotë se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri.

Drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, i cili u pa nga Reuters, thotë se do të shtyhet për në tetor çdo vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen.

Marrë nga Reuters

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artikulli i reuters hapja e negociatave per shqiperine artikulli i reuters hapja e negociatave per shqiperine

Sondazh

Poll