Politike

‘Është bërë shkopi me m*t në të dy krahët”, ish-kryebashkiaku i PS-së, Shpëtim Gjika del kundër Ramës për përgj

18 Qershor 2019, 09:48 Nga DOSJA
‘Është bërë shkopi me m*t në të dy

Tiranë- “E kishte mirë xha Kamberi, Kamber Aliko, kur thoshte: eh more djema, është bërë shkopi me mut në të dy krahët!”. Kështu ka shkruar së fundmi në Facebook ish-kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika pas publikimeve të përgjimeve nga media gjermane “Bild”.

Theksojmë se Shpëtim Gjika, pas hetimieve ndaj tij ka mbajtur qëndrime edhe kundër qeverisjes lokale në Vlorë, ç’ka tregon se socialistët e këtij qyteti janë përçarë.

Në ditë më parë gazeta gjermane “BILD”  publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Në lidhje me këto përgjime vetë Rama u shpreh se do të çojë në gjykatë gazetarin gjerman dhe i quajti të sajuara nga Sali Berisha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild shpëtim gjika kundër ramës 16 pergjimet e bild shpëtim gjika kundër ramës

Sondazh

Poll