Politike

16 përgjimet e BILD/ Rama tha se do e hedh në gjyq, shqiptarët e diasporës përgëzojnë gazetarin: Je hero

18 Qershor 2019, 08:01 Nga DOSJA
16 përgjimet e BILD/ Rama tha se do e hedh në gjyq, shqiptarët e

Tiranë- Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi16 audio-përgjime për  shitblerjen e votës në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 2017. Këto përgjime të reja kanë trazuar edhe më shumë politikën shqiptare por nga ana tjetër kanë sjellë edhe shumë reagime në faqen e Facebook të vetë gazetarit.  Nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet e shqiptarëve të diasporës të cilët përshëndetin punën e gazetarit gjerman.

Ata përgëzojnë punën e gazetarit dhe theksojnë se duhet të vazhdojë me hulumtimet në Shqipëri.  “Zotëri Zotëri! Urime. Ju e keni ndihmuar shumë Shqipërinë. Jam shumë i sigurt se së paku 24 mandate janë vjedhur nga Qeveria Shqiptare. Ju lutemi publikoni sa më shpejt të jetë e mundur”, është një nga komentet në gjermanisht të një qytetari. Shumë të tjerë e quajnë gazetarin hero.

Komentet në rrjet:

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD”  publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama peter tiede 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama peter tiede

Sondazh

Poll