Politike

Kryeministri Rama pritet me protesta në Londër, shqipet i zënë rrugën: Ik, ik

18 Qershor 2019, 07:29 Nga DOSJA
Kryeministri Rama pritet me protesta në Londër, shqipet i

LONDËR– Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër, ku ka shkuar për të mbajtur një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. 

Protestuesit ishin mbledhur para hotelit ku edhe qëndronte kryeministrit Rama dhe në momentin kur ai ka hyrë është përballur me turmën e cila e quante “mafia shqiptare.”

“Është shumë e rëndësishme të jemi të bashkuar për një Shqipëri të re, pa krim dhe pa vjedhje. Një kryeministër i tillë nuk meriton të jetë në krye të Shqiptarëve. Qeveria është e blerë nga mafia. Bleu zgjedhjet e 2017. Ne nuk e lëmë mafian dhe diktatorët që të marrin vendin tonë. Nuk e tolerojmë. Turp që të blesh votat dhe të qeverisësh njerëzit. Detyroi opozitën që të linte parlamentin dhe presidentin që të shtynte zgjedhjet. Rama ik!”

Protesta e dhjetra emigrantëve shqiptarë vjen një ditë pas publikimit të 16 përgjimeve nga gazeta Gjermane “Bild”në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama përgjimet e bild rama ne londer edi rama përgjimet e bild rama ne londer

Sondazh

Poll