Aktualitet

Me 12 gram kokainë dhe mbi 1 mijë euro kesh, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

21 Nëntor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Me 12 gram kokainë dhe mbi 1 mijë euro kesh, arrestohen 2

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Umbriaradio shkruan se dy 40-vjeçarë janë kapur me 12 gramë kokainë.

Të dy ndodheshin në një makinë të ndaluar për një kontroll, brenda së cilës, të fshehur pas panelit të instrumenteve,12 mbështjellës celofani me kokainë dhe 610 euro para kesh. Gjatë kontrollit, njëri nga dy personat ka dhënë gjithashtu identitet të rremë për policinë.

Kontrolli i mëpasshëm i banesave në dy shtëpitë e ndara përfundoi me sekuestrimin e një hobe precize, material për paketimin e drogës dhe 500 euro shtesë që mendohet se janë të ardhura nga tregtimi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptare ne itali policia italiane arrestohen 2 shqiptare ne itali policia italiane

Sondazh

Poll