Art&Argëtim

Shkrimtari shqiptar: Anëtarë të qeverisë të mos na ‘nderojnë’ me praninë e tyre

20 Nëntor 2021, 20:08 Nga DOSJA
Shkrimtari shqiptar: Anëtarë të qeverisë të mos na

Shkrimtari dhe profesori në Universitetin e Çikagos reagoi ashpër ndaj klasës politike në Shqipëri që ka shkaktuar dëma të mëdha ndaj shoqërisë. Në profilin e tij “Facebook”, me rastin e promovimit të librit të tij “Faqja e Fundit”, Kapllani shkruan se nuk do të donte asnjë politikan nga Shqipëria që të merrte pjesë në promovimin e librit të tij.

POSTIMI I GAZMEND KAPLLANIT

Nje sqarim te vogel meqenese per dy ore eshte prezantimi i romanit tim te ri Faqja e Fundit: anetare te kesaj qeverie si dhe cdo lloj matrapazi qe ka kontribuar qe ky vend te jete me i varfri, me i korruptuari, me i friksuari dhe me i shpopulluari ne Europe nuk duam te na “nderojne” me pranine e tyre. (Dicka e tille per me shume demton rende frymezimin dhe imagjinaten e nje intelektuali dhe krijuesi – e them i bazuar ne pervojen vetjake). Na mjaftojne njerezit dhe lexuesit e ndershem qe ne kete vend, fatmiresisht, jane shumica.

 

Ky reagim i Kapllanit vjen dy ditë pasi një tjetër autore dhe profesore shqiptare Lea Ypi publikoi romanin e saj të lirë. Promovimi i librit të saj tërhoqi shumë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe bashkisë si dhe të trupës së huaj diplomatike në vendin tonë (kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetari i bashkisë së Tiranës, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca).

Aktiviteti në vilën qeveritare të ish-diktatorit Enver Hoxha tërhoqi vëmendjen mosmarrëveshja midis kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj se kush do të fliste.

Aktiviteti në fjalë u kritikua shumë në media.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture lea ypi lea ypi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Nëntor 2021, 19:11

Dita kur linde tregon GJITHÇKA rreth teje

Çfarë tregon data e lindjes për ju? Lexoni artikullin e mëposhtëm për të mësuar disa detaje më shumë. Numerologët thonë se ditëlindja sjell me vete disa ...